Shpërthen në flakë makina në qendër të Stambollit (Video)

0

Një shpërthim i fortë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në një makinë e cila ndodhej në një pjesë qendrore të Stambollit.

Makina që ndodhej në zonën e Fatihut është përfshirë menjëherë nga flakët.

Për pasojë kanë marrë flakë edhe makinat aty pranë.

Deri më tani nuk dihet nëse bëhet fjalë për një “goditje” terroriste.

Pamjet nga vendi i ngjarjes janë shpërndarë menjëherë në rrjetet sociale. Në vendngjarje kanë qenë edhe ambulancat. Megjithatë, nuk ka raporte zyrtare për të vdekur apo të plagosur.