Rreth 8 fëmijë diagnostikohen çdo muaj me spektrin e autizmit në Elbasan.Sipas drejtuesve të qëndrës së autizmit fatkeqësisht numri i fëmijëve që diagnostikohem me këtë çrregullim është i lartë në raport me numrin e popullatës.
Të kesh një fëmi me autizëm është padyshim një sfidë për çdo prind por për Eriola Muratin kjo sfidë është e dyfishtë pasi i duhet të përballet me dy beteja njëkohësisht.Me autizmin e vajzës dhe me një sëmundje të rënde që e ka prekur vetë atë.Ajo tregon se për të është shumë e vështirë.
Sipas specialistëve prindërit nuk duhet të dorëzohen përpara një sfide të tillë por duhet të gjejnë kurajon që ti dërgojnë fëmijet e tyre për terapi pasi është e vetmja mënyrë që ata të kenë një jetë normale.
Aktualisht në qëndren e autizmit në Elbasan marrin terapi 75 fëmijë./Infoweb Media