Shqipëri-Azerbajxhan, një marrëdhënie e re dhe e fortë!

0

Nga Anisa Bahiti

1.Republika e Azerbajxhanit u krijua pas shpërbërjes së Bashkimit të madh Sovjetik pas vitit 1991. Fatkeqësisht, Azerbajxhani ishte teatri i një prej masakrave më të mëdha kundër popullsisë Azere në Khrabakh dhe në Baku para shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik.

Vendi kaloi një dhjetvjeçar jo të lehtë në krijimin dhe forcimin e shtetit nën drejtimin e Hajdar Alyievit, President i parë i vendit dhe babai i Presidentit të sotëm të Azerbajxhanit.

Azerbajxhani në mënyrë të shpejtë zhvilloi reforma të mëdha ekonomike të cilat synonin burimet natyrore si Naftë, Gaz, minerale si dhe bujqësinë, turizmin dhe trashëgiminë kulturore.

Një nga projektet më të rëndësishme ishte TAP i famshëm që do të trasportonte gazin natyror, nga deti Kaspik drejt Evropës, pikërisht nëpërmjet Shqipërisë, duke e bërë Azerbajxhanin një vend kyç për sigurinë energjitike të Evropës, por edhe një vend shumë të rëndësishëm për Shqipërinë.

2. Marrëdhëniet e 10 viteve të fundit janë shumë kyçe dhe të forta. Në pak vite Azerbajxhani dhe Shqipëria kanë rritur ndjeshëm shkëmbimet ekonomike dhe ato politike. Presidentët, Begaj dhe Meta , Kryeminstri Rama, kanë një rol vendimtar në forcimin e këtyre marrëdhënieve. Në mënyrë të veçantë, gjatë Presidencës ‘Begaj’ janë realizuar vizitat më të larta shtetërore respektive në Baku dhe Tiranë.

Heqja e vizave reciproke dhe hapja e ambasadve, kanë qenë hapa konkretë drejt forcimit të këtyre marrëdhënieve. Projektet ekonomike, përveç TAP, tashmë i kryer, si dhe projekti pilot për gazifikimin e qytetit tq Korçës nga ana e kompanisë shtetërore SOCAR i finalizuar në vizitën e fundit të Kryeministrit Edi Rama në Baku, janë një hap akoma më konkret në forcimin e kësaj marrëdhënie.

3. Më shumë marrëdhënie dhe intensifikim vizitash njerëzish të thjeshtë, do ta forcojnë më shumë këtë lidhje mes dy vendeve aleate, një në Kaukaz e tjetrit në Adriatik.

Falë heqjes së vizave, Azerbajxhani do të bëhet si Turqia për shqiptarët dhe anasjelltas. Bizneset do t’i lidhin më shumë kombet tona me përfitim të dyfishtë. Sigurisht, duhet të bëhet më shumë në fushën e kulturës, të artit dhe sportit, bazat janë hedhur, pse jo kjo miqësi mund të bëhet më e fortë dhe të kthehet në një model të mirëfilltë suksesi!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu