TIRANË-Shqipëria përballet sot me Italinë në një miqësore luksi, që do t’i shërbejë trajnerit Reja apo pasardhësit të tij, për të kuptuar gjendjen e futbollistëve para eliminatoreve të Euro 2024 në raport me një kombëtare të madhe.
Kështu, trajneri Reja ka vendosur që të vendosë në mbrojtje Mihajn si titullar përkrah Kumbullës e Ismajlit, ndërsa krahët do të jenë me Hysajn e Lenjanin. Mesfusha do të jetë e përbërë nga Bare dhe Abrashi me Bajramin i cili do të jetë më shumë në ndihmë të sulmit që formohet nga Broja dhe Uzuni.
Shqipëri-Itali, Reja shuan dilemat dhe konfirmon 11 lojtarët.
SHQIPËRIA: Berisha, Hysaj, Ismajli, Kumbulla, Mihaj, Lenjani, Bare, Abrashi, Bajrami, Broja, Uzuni.
Trajner: Edi Reja