Shqipëri, mbahet bashkëbisedimi me temë “Trojet tona shpirtërore-Nga Nili në Danub”

0
Tiranë

Instituti “Yunus Emre” në Tiranë ka organizuar bashkëbisedimin me temë “Trojet tona shpirtërore-Nga Nili në Danub”, ku i ftuar ishte rektori i Universitetit të Mushit Alparslan (Muş Alparslan Üniversitesi), Prof. Dr. Mustafa Alican, raporton Anadolu.

Në aktivitetin e mbajtur në ambientet e institutit në bashkëpunim me Ambasadën e Turqisë në Tiranë dhe Universitetin e Mushit Alparslan ishin të pranishëm përfaqësues të institucioneve turke, studiues, studentë dhe të ftuar të tjerë.

Në hapje të aktivitetit mbajti një fjalë përshëndetëse drejtori i Institutit “Yunus Emre” për Shqipërinë, Oğuzhan Sakoğlu, i cili theksoi se Alican ka realizuar një tur në vendet e Ballkanit.

Në një deklaratë për Anadolu, Alican u shpreh se si universitet përpiqen të bëjnë çfarë është e mundur që njerëzit në Anadoll dhe njerëzit në Ballkan të arrijnë të njohin sa më shumë njëri-tjetrin, të zhvillojnë sa më shumë marrëdhënie midis tyre dhe të zhvillojnë sa më shumë bashkëpunime.

“Ne e dimë shumë mirë që ndërmjet territoreve tona ka marrëdhënie, ka shumë gjëra të përbashkëta përgjatë historisë të cilat edhe sot e kësaj dite gjurmët e tyre vazhdojnë. Duhet t’i nxjerrim në pah këto të përbashkëta që kanë ngelur nga historia. Fokusi jonë është në promovimin dhe nxjerrjen në pah të të gjithë elementëve që na bashkojnë. Ne e dimë shumë mirë që marrëdhëniet e njerëzve me territoret lënë shumë gjurmë mbrapa dhe prandaj kemi zgjedhur këtë temë diskutimi”, tha Alican.

Ai shtoi se bashkë me stafin e universitetit kanë bërë një turne vizatsh në vendet e Ballkanit.

Alican në fund u shpreh se falënderon të gjithë institucionet që i kanë mirëpritur në Maqedoni të Veriut, Kosovë dhe Shqipëri.