Shqipëria barazon mes drithërimash me Serbinë!

0

Shqipëria ka barazuar pa gola ndaj Serbisë, në duelin e vlefshëm për kualifikueset e Botërorit.

Pavarësisht rasteve të shumta të krijuara në “Air Albania”, kuqezinjtë nuk ia dolën dot të marrin tre pikët.

Mundësinë më të mirë e kishte Rey Manaj në fundin e pjesës së parë, por sulmuesi gaboi nga pika e bardhë e penalltisë, pas 11 metërshit të fituar nga Hysaj.

Rastet e tjera nuk munguan, me Brojën dhe Bajramin që gjithashtu iu afruan avantazhit, por gabuan në metrat e fundit.

Ky është barazimi i parë për Shqipërinë në Grupin K, pas një fitoreje dhe një humbje në dy ndeshjet e para.

Pas tre ndeshjeve, kuqezinjtë e mbajnë vendin e dytë me katër pikë, pesë më pak se Anglia kryesuese.

Për serbët kjo ishte ndeshja e parë kualifikuese dhe renditen në vendin e katërt me një pikë.