Shqipëria këtë vit ka rezultuar destinacioni më i preferuar për pushuesit polakë.
Këtë e konfirmojnë edhe konkluzionet e një një studimi të kryer në lidhje me tendencat e kërkimit në Google për destinacionet e pushimeve të këtij viti nga shtetasit polakë.
Revista e njohur polake “Wasza Turystyka” shkruan se 2900 polakë kërkuan në google informacione rreth vendit tonë.
Një rritje e kërkimeve me 86% dëshmon se turistët janë të interesuar për destinacione të reja turistike.
Një rritje e tillë u regjistrua në vitin 2022 për togfjalëshin “Pushime në Shqipëri”, i kërkuar nga polakët mesatarisht 1 559 herë në muaj ndërsa në vitin 2023 numri i kërkimeve u rrit në 2 900.
Sipas revistës polake këto të dhëna tregojnë se turistët polakë janë të gatshëm të eksplorojnë destinacione më pak të njohura dhe të kërkojnë një arratisje nga turizmi komercial.
Pas Shqipërisë, rezulton se polakët kërkuan informacione për të pushuar në Greqi, Kroaci dhe Itali.