Shqipëria shënon golin e dytë në minutën e 19-të të pjesës së parë në ndeshjen ndaj Andorrës! Përsëri është Rey Manaj ai që dërgon topin në rrjetë, këtë herë pas një asisti të bukur nga Armando Broja. Kuqezinjtë tregojnë dominim në fushë, duke e nisur fuqishëm këtë përballje kualifikuese për Botërorin 2026.