Shqipëria e papërmbajtshme ndaj Jordanisë, shënon golin e katërt

0
Screenshot

Shqipëria e papërmbajtshme ndaj Jordanisë shënon golin e 4-tërt.

Kombëtarja shqiptare e futbollit luan sot një miqësore ndaj Jordanisë, si pjesë e përgatitjeve të saj në rrugëtimin në kualifikueset e Botërorit 2026.

Pas fitores me Serbinë, trajneri Silvinjo ka vendosur të bëjë ndryshime të mëdha në formacionin e kuqezinjve në krahasim me ndeshjen në Leskovac, duke u dhënë mundësinë të tregojnë veten edhe futbollistëve që kanë luajtur më pak në ndeshjet e fundit.

Ndryshimet e Silvinjos nisin nga porta ku luan Dajsinani, për të vazhduar me mbrojtjen ku është ndryshuar gjysma e futbollistëve pasi Balliu dhe Mihaj do të përbëjnë krahun e djathtë të prapavijës. Në mesfushë, Asllani dhe Shehu ruajnë vendin, ndërsa Bajrami vendoset në vend të Laçit. Kurse sulmi është ribërë nga e para me treshen Hoxha-Asani-Daku që luan në vend të asaj Uzuni-Broja-Manaj që zbriti në fushë nga minuta e parë kundër Serbisë.