Elseid Hysaj futet në histori në Kombëtares

0

Elseid Hysaj është bërë lojtari me më shumë paraqitje në historinë e Kombëtares shqiptare, duke arritur shifrën rekord prej 94 ndeshjesh.

Mbrojtësi 31-vjeçar u aktivizua në minutën e 77-të të miqësores ndaj Jordanisë, duke hyrë zyrtarisht në librin e rekordeve të kuqezinjve.

Ai ka kaluar çdo emër tjetër që ka veshur fanellën e Shqipërisë, me rekordin që mbahej nga Lorik Cana me 93 ndeshje. Që nga debutimi në vitin 2013, Hysaj është bërë një prej figurave më të qëndrueshme të përfaqësueses.

Aktualisht pjesë e Lazios në Serinë A, ai ka qenë titullar i pandërprerë në shumë kompeticione ndërkombëtare.

Kontributi i tij ka qenë vendimtar në arritjet historike të Kombëtares, përfshirë pjesëmarrjen në Euro 2016 dhe Euro 2024. Me këtë rekord, Hysaj përforcon statusin e tij si një prej lojtarëve më të rëndësishëm në historinë e futbollit shqiptar.