TIRANË- Një raport i Eurocontrol Flights tregon se Shqipëria zë vendin e parë për rritjen e fluksit të fluturimeve në Europën Juglindore. Krahasuar me vitin 2019, Shqipëria ka njohur një rritje prej 80% të fluksit të fluturimeve për periudhën 9-15 gusht.
Ishte kryeministri Edi Rama që ka ndarë këto shifra duke thënë se ky është një vit fantastik i shfaqjes së Shqipërisë turistike në sytë e të gjithë botës.
“Ja dhe Shqipëria Turistike e para në Europë për rritjen e fluksit të fluturimeve, e pa hapur ende Aeroportin e ri Ndërkombëtar të Vlorës. Kthesa e madhe ka kohë që ka nisur, po ky është viti fantastik i shfaqjes së saj në sytë e të gjithëve, si fakt i pamohueshëm i përpjekjes së gjithanshme të gjithë këtyre viteve, duke u nisur nga vrima e fundit e kavallit”, shkruan Rama.