‘Shqipëria me buxhet më të vogël se i Cristiano Ronaldos’, Rama i përgjigjet me batuta pyetjes për krizën e energjisë

0

SLLOVENI- Gjatë fjalës së mbajtur në Forumin Strategjik të Bledit në Slloveni Rama tha se Shqipëria ka buxhetin më të vogël se i Cristiano Ronaldos dhe megjithatë nuk ka rritur asnjë cent çmimin e energjisë, pavarësisht krizës energjetike.

Ndërkohë e menjëhershme ka qenë përgjigjia e moderatorit të takimit i cili ia ktheu po me ironi se tashmë Ronaldo rri në stol dhe është e padrejtë të heqësh një krahasim me të.

Edi Rama: Ne ja kemi dalë të vazhdojmë kështu, duke mos e rritur çmimin e enegjisë asnjë cent. . Ne jemi 100% me energji të përtëritshme. Ne jemi të lumtur kur Zoti qan, sepse ka burime uji. Ne po e mbulojmë këtë diferencë që është shumë i dhimbshëm për buxhetin shqiptar, që është edhe më i vogël se ai i Cristiano Ronaldos. Kemi inflacionin më të ulët tani në rajon.

Moderatori: Analogjia me Cristiano Ronaldon për buxhetin, i cili tashmë rri në stol është pak e padrejtë…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu