TIRANË- Shqipëria sfidon Izraelin në ndeshjen e dytë në grup, në Ligën e Kombeve, teksa do të synojë fitoren e parë, që do të ngjiste kuqezinjtë në krye të renditjes. Pjesa e parë ka përfunduar me shifrat 1-0 për kuqezinjtë.
Pas barazimit me Islandën katër ditë më parë, trajneri Reja ka bërë plot 5 ndryshime në formacion, duke ulur në stol Kumbullën, Gjasulën, Çekiçin e Seferin, teksa Cikalleshi po kalon një gjendje gripale.
Minuta 73′ Goli i dytë për Izraelin. Dyfishojnë miqtë me një tjetër aksion të finalizuar nga Solomon pasi më parë Berisha kishte devijuar gjuajtjen e Sefari.
Minuta 57- Izraeli barazon shifrat,Solomon shënon për miqtë
Minuta 44- Penallti për Shqipërinë, Armando Broja shënon nga pika e bardhë e penalltisë.
Minuta 20- Tjetër krosim për Uzunin, që e merr mirë, por topi gjen një prekje me dorë të kundërshtarit. Arbitri jep penallti, por më pas shkon e rishikon aksionin në VAR dhe anulon vendimin e tij të parë.