Nuk kanë të ndalur flakët në vend kryesisht në jug të tij. Disa vatra zjarri janë konstatuar gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin. Emergjencat Civile pohojnë se janë dejgur sipërfaqe të konsiderueshme me bimësi, pyje, por edhe pemë frutore. Në mjaft raste ndërhyrja ka qenë e vështirë për shkak të terrenit malor e në disa raste të tjera si në atë të Llogarasë, asnjë prej autoriteteve nuk ka ndërhyrë. Në këtë mënyrë është lejuar djegia e një sipërfaqeje të konsiderueshme toke dhe bimësie.
LEXO EDHE:
Pas këtij njoftimi nga Infowebtv, nuk ka pasur asnjë reagim nga autoritet, duke e lënë zjarrin të përhapet në përmasa të pakontrollueshme.
LEXO EDHE:
Djegia e pyllit të Llogarasë, ja gjendja e mjerueshme pas dy ditësh
Pas kësaj situate së fundmi raportohet se një situatë mjaft e rëndë shfaqet edhe në Karaburun, ku zjarri prej disa ditësh vijon të djegë zonën i ndihmuar edhe nga era e nga temperaturat e larta.
Duke marrë shkak nga situatat e krijuara me zjarret ka pasur një reagim ditën e sotme nga autoritetet, konkretisht nga Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, i cili në deklaratën për media thekson se do të jenë në gadishmëri në çdo moment për shuarjen e zjarreve dhe shmangien e zgjerimit të zjarreve në vendet e prekura. Ai gjithashtu përmendi faktin se është vetëm një helikopter në dispozicion, mesa duket mungesa e kapaciteteve në vende sjell moskontrollimin e zonave ku bie zjarri dhe pasojat e rënda në djegien e shumë sipërfaqeve tokësore dhe bimëve.
Infowebtv