TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas raportit të Reporterëve pa Kufij në lidhje me lirinë e medias në Shqipëri. Sipas raportit për nga liria e medias dhe siguria e gazetarëve, Shqipëria ndodhet në vend të fundit. Ndërkohë që Rama me anë të një postimi në X, ka bërë hapa pas, duke theksuar se do të ndërmerren veprime për të përmirësuar mjedisin mediatik. Rama shkruan se raporti do të analizohet dhe dotë konslutohen me gjitha palët përkatëse për të ndërmarrë hapa konkretë.
Postimi i Plotë:
Çështja e lirisë së informacionit është një nga më të rëndësishmet sot dhe dua të falënderoj Reporterët pa Kufij për raportin e tyre depërtues. Ne do ta analizojmë atë me kujdes, do të konsultohemi me të gjitha palët përkatëse dhe do të ndërmarrim veprime të mëtejshme për të përmirësuar mjedisin mediatik, për të mbrojtur lirinë e informacionit, për të luftuar dezinformimin dhe për të forcuar të drejtat e gazetarëve. Ne jemi shumë të shqetësuar nga gjetja kryesore e raportit: se liria e medias është nën kërcënim globalisht. Qeveria shqiptare është e gatshme të marrë të gjitha përgjegjësitë e nevojshme për të ndihmuar në përballjen e kësaj tendence.
Sipas raportit të organizatës Reportërt Pa Kufij, Shqipëria mbetet në vend të fundit në Evropë për nga liria e Medias. Jo më larg se dje gazetarët janë mbledhur para hyrjes së Kuvendit, për të protestuar për të drejtat e tyre. Në prag të Ditës Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, gazetarët kanë protetojnë me pankarta në duar, për të përçuar mesazhin se duan liri dhe siguri për raportimet e tyre.