Shqipëria nën pushtetin e ujit. Përmbytje në disa qytete. Vlora kthehet në ‘Venecia’, kryebashkiaku kërkon ndihmën e ushtrisë

0

Reshjet e dendura të shiut kanë përfshirë një pjesë të vendit ditën e sotme.
• Nga disa qytete raportohet për problematika.
• Në Tiranë reshjet kanë ndikuar në krijimin e trafikut të rënduar, pasi makinat qarkullojnë me vështirësi.
• Gjithashtu mësohet se ka pasur përmbytje në disa zona ku duket se niveli i lartë i reshjeve ka bërë që të bllokohen tubacionet dhe uji të shkaktojë përmbytje në disa rrugë kryesore.
• Moti i keq ka përfshirë edhe qytetin e Durrësit ku stuhia me erëra të forta dhe reshje të shumta shiu kanë krijuar probleme jo vetëm te kalimtarët, por edhe në qarkullimin e automjeteve.
• Nga ana tjetër mësohet se lundrimi detar është ndërprerë për anijet e peshkimit, ndërsa tragetet nga Durrësi drejt Barit u nisën me 8 orë vonesë për shkak të dallgeve që shkonin 6 deri 7 ballë në detin Adriatik.
• Nga ana tjetër situata pritet të përmirësohet pas 24 orësh në Adriatik për lundrimet e mjeteve.
• Lezha është përfshirë po ashtu nga reshje të dendura shiu ditën e sotme të cilat kanë krijuar përmbytje në disa zona në qytet.
• Niveli i ujit ka arritur në disa cm, duke vështirësuar lëvizjen e qytetarëve dhe automjeteve.
• Në disa lagje të qytetit sistemi i kanalizimeve nuk e përballoi nivelin e prurjeve, duke bërë që uji të dalë në sipërfaqe dhe të vërshojë nëpër rrugë.
• Situata paraqitet kritike në Vlorë, ku kryebashkiaku Ermal Dredha ka lajmëruar se ka kërkuar ndihmën e ushtrisë për të përballuar gjendjen.
• Ai njoftoi gjithashtu se janë evakuar 22 familje.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu