Shqipëria dhe Kanadaja ka ratifikuar marrëveshjen e Sigurimeve Shoqërore.
Nëpërmjet një reagimi në rrjete sociale Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka bën me dije se tashmë qytetarët e dy vendeve gëzojnë të gjitha përfitimet e kontributeve pas hyrjes në fuqi më 1 gusht.
“Lajm fantastik! Shqipëria & Kanadaja ratifikuan Marrëveshjen e Sigurimeve Shoqërore, duke u dhënë qytetarëve të të dy vendeve të drejtën të gëzojnë të gjitha përfitimet e kontributeve të tyre pas hyrjes në fuqi më 1 gusht”, shkruan Xhaçka.
Great news! Albania 🇦🇱 & Canada 🇨🇦 ratified the Social Security Agreement, giving the citizens of both countries the right to enjoy the full benefits of their contributions after entering into force on August 1. 🇦🇱🤝🇨🇦 pic.twitter.com/0jlcsg92hx
— Olta Xhaçka🇦🇱 (@xhacka_olta) April 5, 2022