Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka ka dhënë lajmin se ditën e nesërme dhe për dy ditë me radhë në Shqipëri do të mblidhen mbi 500 përfaqësues nga Komisioni Evropian dhe 10 vende të rajonit, në forumin e 7-të të nismës rajonale EUSAIR.
Në këtë forum do të diskutohet mbi integrimin evropian, agjendën e gjelbër, turizmin, kulturën dhe ndërlidhjen, si përmes digjitalizimit ashtu edhe përmes transportit dhe infrastrukturës.
“Në 16 – 18 maj në Shqipëri 🇦🇱 do të mblidhen mbi 500 përfaqësues nga Komisioni Evropian 🇪🇺 dhe 10 vende të rajonit, në forumin e 7-të të nismës rajonale EUSAIR.
Nën moton e presidencës shqiptare “BE – Rinia – Shkëmbimi Kulturor – Rajoni Adriatiko – Jonian”, në forum do të diskutohet mbi integrimin evropian, agjendën e gjelbër, turizmin, kulturën dhe ndërlidhjen, si përmes digjitalizimit ashtu edhe përmes transportit dhe infrastrukturë”, shkruan ministrja e Jashtme.
“Shqipëria një perla e fshehur i Mesdheut. Aty ku Adriatiku dhe Joni takohen në tokën e shqiponjave.”, thuhet në videon e publikuar, ndërsa shfaqen bukuritë e natyrës së vendit tonë.