Rama: Mund të jetë normale një alternativë që nuk ka turp të thotë do bëjmë Shqipërinë madhështore. Si do ta bëjë madhështore? Shqipërinë nuk kemi nevojë ta bëjmë madhështore, imagjino t’i thuash një të huaji. Ne vendin do ta bëjmë anëtare të BE, kaq se pastaj gjëja bëhet më qesharake do bëjmë Peqinin madhështor, Sharrën madhështore, komplet qesharake. Ne na duhet të jemi të bashkuar të shohim drejtë dhe të mbyllim negociatat e anëtarësimit. Ju keni lindur me këmishë se votimin e parë e keni takim me historinë, merrni dhe një pasaportë.