‘Shqipërisë sot i duhen misionarë’! Berisha me të rinjtë: Programi i ‘Shqipërisë Madhështore’ do bëjë realitet ëndrrat tuaja

0

TIRANË- Kreu i Partisë Demokatike Sali Berisha dhe kryestrategu i fushatës së PD, z.Chris LaCivita, kanë zhvilluar një bashkëbisedim me të rinjtë e FRPD-së. Gjatë fjalës së tij Berisha u shpreh se Programi i ‘Shqipërisë Madhështore’ do ti bëjë realitet ëndrrat e të rinjve.

Kryedemokrati më tej theksoi se ky është një program për të rinjtë, i cili nënkupton shkollim cilësor dhe të drejë shkollimi për të gjithë të rinjtë shqiptarë. Ndër të tjera Berisha theksoi se Shqipëria nuk mund të jetë kurrë Shqipëri madhështore pa rininë e saj madhështore dhe pa ëndrrën të bërë realitet të të rinjve të saj.

“Së pari, ju përshëndes dhe ju falënderoj shumë për ndihmesën shumë të madhe që ju po jepni në këtë fushatë. Siç kam theksuar, e theksoj, kjo fushatë e ka jetike që të ketë si fytyrë të vetën fytyrën tuaj. Ju, do të ishit dhe do të jeni imazhi më i bukur, më njerëzor, më i besueshëm i fushatës elektorale. Ndaj dhe, ju ftoj të mendoni me kreativitet, me entuziazëm, për të gjithë fushatë, e cila kërkon që ne tek qytetarët të mos shkojmë si politikanë, por të shkojmë si misionarë. Dhe nuk ka misionarë më bindës se sa të rinjtë.

Shqipërisë sot i duhen misionarë. Në situatën në të cilën ajo ndodhet, atë e shpëtojnë veëm misionarët. Kështu që, ju siguroj se programi i PD dhe aleatëve do të jetë një program që synon të bëjë realitet ëndrrat tuaja. Ëndrra ‘Shqipëria Madhështore’, projektin më të shkëlqyer e ka në emrin tuaj, në ëndrrat tuaja të ditës (e ka ëndrra dite, ka ëndrra nate), të ditës janë ato për të cilat ne punojmë. Ndaj dhe, një program për të rinjtë, i cili nënkupton shkollim cilësor dhe të drejë shkollimi për të gjithë të rinjtë shqiptarë.

Nënkupton, një përpjekje të shoqërisë për suksesin e të rinjve shqiptarë në jetë, punësimin e tyre, krijimin e familjes, mbështetja e madhe për suksesin e biznesit. Pra, të gjitha këto janë elementë thelbësorë se, Shqipëria nuk mund të jetë kurrë Shqipëri madhështore pa rininë e saj madhështore, pa ëndrrën të bërë realitet të të rinjve të saj. Ndaj dhe unë, nuk po flas gjatë,” tha Berisha.