Edhe pse temperaturat nuk kanë qenë shumë të përshtatshme për plazh, gjatë fundjavës më shumë se 16 mijë persona kanë kaluar kufirin nga Kosova drejt Shqipërisë.
Policia kufitare bën me dije se në dy ditë, më shumë se 9200 automjete kaluan kufirin nga Kosova drejt Shqipërisë.
E diela solli edhe një fluks më të lartë qytetarësh e mjetesh në Morinë pasi pjesa më e madhe e tyre iu drejtuan plazhit duke përfituar nga rritja e temperaturave.
Edhe këtë vit shqiptarët e Kosovës po e tregojnë se janë besnik të bregdetit në Shqipëri dhe jo vetëm.