Shqiptarët kapen me 100 kg kokainë në Itali, e kishin fshehur brenda djathit ‘Parmigiano’, ‘koka’ një 37-vjeçar

0

Dhjetë persona, 7 italianë dhe tre shqiptarë u arrestuan në kuadër të këtij operacioni.

ITALI- 100 kilogramë kokainë janë sekuestruar në Itali, e fshur brenda djathit ‘Parmigiano’. Kjo u zbulua nga policia financiare e Torinos, e cila kreu një operacion të gjerë antidrogë në të gjithë Italinë, duke zbuluar një tregti midis Piemontes, Torinos, Asti, Lombardisë, Venetos, Toskanës, Siçilisë dhe Sardenjës. Dhjetë persona, 7 italianë dhe tre shqiptarë u arrestuan në kuadër të këtij operacioni. Sipas aktakuzës, kreu i organizatës është një tridhjetë e shtatë vjeçar me kombësi shqiptare.

Si vepronte grupi?

Ata blinin sasi të mëdha kokaine nga jashtë, veçanërisht nga Holanda dhe e transportonin në Itali me kamionë. Droga ruhej në magazina në Piemonte (veçanërisht në provincat e Asti, Alessandria dhe Cuneo), por edhe në zona të tjera të Italisë veriore (përfshirë provincën e Rovigos). Më pas shpërndarja në rajone të ndryshme (Piemonte, Lombardia, Veneto, Toskana, Siçilia dhe Sardenja), u bë nëpërmjet “korrierëve” dhe duke përdorur një flotë të madhe automjetesh. Vetë korrierët kishin për detyrë të merrnin paratë nga shitjet.

Droga e sekuestruar, nëse do të shihej “me pakicë”, koka do të kishte sjellë një fitim prej të paktën 20 milionë eurosh.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu