Politikanët shqiptarët nuk pëlqehen nga votuesit. Kështu ka rezultuar në një vlerësim të fundit të kryer në vend, sipas të cilit të gjithë politikanët kryesorë kanë një normë negativiteti mbi 50%.
Barometri në Euronews Albania ka matur vlerësimin e shqiptarëve për liderët e opozitës dhe mazhorancës.
56.3% e shqiptarëve kanë mendim negativ për kryeministrin Edi Rama. Ndërsa 36.8% kanë mendim pozitiv dhe 6.8% nuk përgjigjen.
Për kryetarin e Partisë Demokratike mendimi negativ është më i lartë se për kryeministrin me 71.8%. Ata që kanë mendim pozitiv për Berishën janë 21% dhe 7.3% nuk janë përgjigjur.
Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta është më pak i pëlqyeri pasi 88.1% e shqiptarëve kanë mendim negativ. Ndërkohë mendim pozitiv kanë 4.6% e tyre dhe 7.3% nuk përgjigjen.
Për kryetarin e bashkisë Tiranë Erion Veliajn 53.4% e kanë mendim negativ, 33.3% kanë mendim pozitiv dhe 13.3% kanë zgjedhur të mos përgjigjen.
Për kryetarin e grupit parlamentar të Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj i cili ka krijuar grupimin e tij në selinë blu, 69.7% e shqiptarëve kanë mendim negativ. Ndërkohë 13.7% kanë mendim pozitiv dhe 16.7% nuk janë përgjigjur.
84.1% e shqiptarëve kanë mendim negativ për ish-kreun e PD-së Lulzim Basha. Vetëm 7.6% e shqiptarëve kanë mendim pozitiv dhe 8.3% nuk janë përgjigjur.