Shqiptarët ofrojnë bukë e kripë dhe zemër”, Yuri Kim: Bota të mësojë nga ju, jeni njerëz të mikpritjes dhe kurajos!

0

Ambasadorja e SHBA Yuri Kim ka marrë pjesë në “Festivali i Kulturës Izrael –Shqipëri”, të mbajtur këtë mbrëmje në Tiranë.

 

Diplomatja amerikane ka folur edhe një herë për mikpritjen dhe besën e shqiptarëve, duke thënë se “sa herë që dikush është në nevojë, shqiptarët ofrojnë bukë e kripë e zemër”.

 

“Një mënyrë e mrekullueshme për të menduar për historinë, kulturën e artin. Janë thënë shumë gjëra për shqiptarët, por e vërteta është se shqiptarët janë njerëz të mikpritjes dhe kurajos. Sa herë që dikush është në nevojë, shqiptarët ndihmojnë, e bënë gjatë Luftës së Dytë Botërore, e ribënë tani. Kur bota kalon në situata që duhet të mbajë shënime, shqiptarët ofrojnë bukë e kripë e zemër. Jam vërtet shumë krenare që jam këtu, e di si një qenie njerëzore, nëse do të rastis të jem në vështirësi, do të vij në Shqipëri. Këto janë mësime që duhet t’i mësojë bota nga ky vend i vogël…Është një vend i vogël me zemër të madhe”, u shpreh Yuri Kim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu