‘Shqiptarët po përgatisin ferrin’, Bislimi i përgjigjet ashpër ministrit serb

0

KOSOVË– Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi është shprehur se pushteti i presidentit serb Aleksandar Vuçiq po përdor mediat për të përhapur propagandë dhe lajme që nxisin frikën. Deklarata e numrit dy të Kosovës vjen pas asaj të ministrit të Jashtëm serb, Nikola Selakviq, se shqiptarët në Kosovë po përgatisin “ferrin”.

“Mbiprodhimi i artikujve të tillë të sponsorizuar nga qeveria në mediat serbe, është një ilustrim i përsosur se si qeveria ka frikësimin strategji kryesore në shfrytëzimin e turpshëm mediatik për përhapjen e panikut dhe promovimin e “akteve heroike” të udhëheqjes shtetërore”, shkruan Bislimi në Tëitter.

E gjithë kjo përplasje po zhvillohet kur ka ardhur afati i fundit për implementimin e vendimit të Qeverisë së Kosovës që serbët që kanë targa “KM” dhe të tjera t’i kthejnë në RKS, si dhe për dokumentet nga Serbia.