Shqiptarët skandal në lexim, matematikë e shkencë: Rënie drastike sipas testit ndërkombëtar PISA

0

PISA, studimi më i madh ndërkombëtar në botë për arsim ka bërë vlerësimin për njohuritë e nxënësve 15-vjeçarë në lexim, matematikë dhe shkencë.

Në testin e PISA 2022, Shqipëria ka shënuar një rënie drastike krahasuar me rezultatet e testit të fundit në vitin 2018.

Të dhënat e fundit tregojnë se Shqipëria ka humbur plot 47 pikë në lexim, 41 pikë në shkencë dhe uljen më të madhe me 69 pikë në matematikë.

Këto të dhëna tregojnë dukshëm nivelin e dobët të arsimit jo vetëm në rang rajonal por edhe botëror, pasi krahasuar me vendet e tjera ne kemi rënien më të madhe si në lexim, ashtu edhe shkencë e matematikë.

Sipas të dhënave nga PISA, nxënësit shqiptarë janë poshtë nivelit mesatar të vendeve anëtare të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD).

Vlen të thuhet se cilësia e arsimit në vend ka rënë nga viti në vit e kjo tregohet qartë te notat që nxënësit marrin në provimet e Lirimit, që janë ato të klasës së 9-të, por edhe në provimet e maturës ku nxënësit janë më mirë në gjuhët e huaja, se sa në gjuhë shqipe apo matematikë. Shpeshherë ata kanë probleme edhe me leximin dhe shprehjen pasi shumë fjalë i kombinojnë ose zëvendësojnë me fjalë nga gjuhë të tjera që dinë.

Programi për vlerësimin ndërkombëtar të studentëve (PISA: Programi për Vlerësimin Ndërkombëtar të Studentëve) është një konkurs i organizuar nga OECD (Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim) çdo tre vjet.

Për shkak të pandemisë, ajo e mëparshme duhej të vonohej, kështu që në vend të vitit 2021, u zhvillua në vitin 2022. Morën pjesë 690,000 studentë 15-vjeçarë nga 81 vende – (38 vende anëtare të OECD dhe 43 vende të tjera).

Në provim, pjesëmarrësit vlerësohen në tre aftësi: të kuptuarit e tekstit, matematikë dhe shkenca natyrore dhe rezultati i tyre rezulton nga njohuritë që nxënësit e kësaj moshe pritet të kenë përvetësuar në fushat specifike. Në veçanti, hetohet nëse nxënësit janë në gjendje të zgjidhin probleme komplekse, të menduarit e tyre kritik dhe niveli i aftësive të tyre komunikuese. Efektiviteti i sistemeve arsimore të vendeve të tyre gjykohet nga rezultatet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu