TIRANË– Avokati Adriatik Lapaj ka paralajmëruar një protestë në orën 17:00 përballë Kryeministrisë kundër rritjes së çmimit të karburanteve. Ai kërkon edhe mbështetjen e qytetarëve të tjerë, të mërkurën, më datë 9 mars, pasi duhet protestuar kundër faktit që në Shqipëri po abuzohet me rritjen e çmimit të karburanteve. Sipas tij, fakti që në vendet e tjera, ufta bën që çmimi të rritet me 5 % e në vendin tonë me 25%, çdo ditë dhe madje nga të gjitha karburantet njëherësh, tregon që po abuzohet.
Statusi i plotë:
TË MËRKURËN ORA 17.00 DO JEM PËRBALLË KRYEMINISTRISË. Në Tetor 2021 reaguam për çmimin e energjisë elektrike, ushqimeve dhe karburanteve… Çmimi energjisë nuk u rrit. Për 3 muaj me kolegë të mirë punuam dhe propozuam një VKM për mbrojtjen e shtresave në nevojë për furnizimin me energji elektrike. Propozimi është duke u shqyrtuar në Këshill të Ministrave. Do e ndjekim deri sa të realizohet. Në Tetor 2021 ende nuk perceptohej mirë rritja e çmimeve, por ka një dualizëm të pandashëm mes rrijes së çmimit të energjisë/karburanteve me rritjen e çmimit të çdo produkti. Tani besoj të gjithë janë dëshmitarë se çmimet e çdo produkti janë rritur mbi 25-30% në vetëm 5 muaj. Rrogat janë ato që ishin. Thonë se po rriten nga lufta në Ukrainë. Në fakt lufta i luhat çmimet, por i luhat kudo jo vetëm në një vend. Nëse kudo çmimi naftës rritet me 5-10% e në Shqipëri në 4 ditë rritet me 25% atëhere ky është abuzim. Si mund të rritet çmimi 4 ditë rresht? Pse të gjithë pikat bëjnë furnizim nga Gjiri Persik çdo ditë?! Si mund të rritet çmimi nga të gjitha pikat e shitjes brenda 1 dite? Të gjithave u erdhi furnizimi i ri në të njëjtën ditë? Nuk e di për të tjerët. Unë do dal për vete dhe vajzën time që është nën moshë. Babait tim po i’a mban xhepi le mos të dalë. Ditën e mërkurë ora 17.00 do jem përballë Kryeministrisë. P.s mos u habisni të merren me mua sërish. Sa herë u dhëmb fillojnë nga balta. Po unë prapë do dal. Uroj të gjej aty mijëra!
Aktualisht nafta në vend ka kapur nivele rekord historike prej 239 lekë për litër, duke tejkaluar nivelin më të lartë prej 190 lekësh që u arrit në periudhën 2008-2009, kur ari i zi në bursa i kaloi 140 dollarë për fuçi. Ndërsa tani në bursa, nafta tregtohet me 90 dollarë për fuçi, por rritja e taksave mbi këtë produkt që nga ajo kohë ka bërë që karburanti në tregun vendas të shitet më shtrenjtë. Aktualisht taksat mbi naftën arrijnë në 120-130 lekë për litër, pas shtrenjtimit të fundit (nga akciza, rilicencimi, skanimi, markimi), ose mbi 40 lekë më shumë se 10 vite më parë. Dosja.al ka bërë edhe një tabelë krahasuese të çmimit të naftës në Shqipëri me ato të rajonit dhe të botës.