Shqiptari hero me bashkëshorten, shpëton çiftin nga zjarri në banesën e tyre në Finlandë

0

Një zjarr i madh shpërtheu në Minttutie të Finlandës të mërkurën në mbrëmje. Nga zjarri u shkatërrua tërësisht një shtëpi. Një shqiptar ndihmoi një çift të të moshuarve që të shpëtonte nga zjarri.

Banorët e lagjes thanë se ofruan ndihmë për personat që ndodheshin në shtëpi para se të arrinin zjarrfikësit. Juha Virolainen nga Departamenti Qendror i Shpëtimit tha se shtëpia ishte plot me zjarr, kur zjarrfikësit arritën në vendin e ngjarjes.

Mergim Halili, i cili jeton në lagjen ku u dogj shtëpia, tha se ai dhe e dashura e tij ndihmuan që një çift i moshuar të largohej nga shtëpia.

Ai shton se vërejtën tym që dilte nga shtëpia dhe se shkuan për të shikuar se çfarë po ndodhte. Pasi zjarri u bë më i madh, ata vendosën që të shikojnë nëse ka mbetur ndonjë njeri brenda.

Sipas Mergimit, të moshuarit e hapën derën kur ky dhe e dashura trokitën. “Dukej se ata nuk ishin të vetëdijshëm për zjarrin”, tha ai. Ata arritën ti shpëtojnë të moshuarit, zjarrfikësit thanë se puna e tyre zgjati rreth dy orë e gjysmë./Helsingin Sanomat

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu