Kryeministri Rama shigjeton sërish BE-në për integrimin: Tani nuk e ndjej më fare. Evropa nuk mund të na tregojë çfarë të bëjmë në rajon

0

Nga “Forumi i Prespës”, ku mori pjesë bashkë me liderët e tjerë të rajonit, krueministri Edi Rama foli sërish për “mosmbajtjen e premtimit nga BE për hapjen e negociatave”.

Rama tha se Shqipëria e Maqedonia e Veriut nuk e kanë më në dorë procesin e integrimit, por as mund të paketohen e futen në anije për të shkuar në BE.

Kryeministri u shpreh se Europa nuk mund të tregojë çfarë duhet bërë në rajon, prandaj vendet duhet të bashkohen dhe të mos presin derisa të bëhen anëtare të BE.

”Në masë të madhe kjo është ajo që në ndodh. Të jem i sinqertë nuk e ndjej më, fare, jam tepër serioz. A do të jemi apo jo pjesë e BE kjo nuk varet prej nesh, nuk është në duart tona, s’jemi ata që vendosim.

Megjithatë ne mund të bëjmë shumë punë, mund të bashkëpunojmë, të bëjmë presion që çështjet të jenë më të mira për përmirësimin e ekonomive tona, për krijimin e hapësirave për sipërmarrësit, të rinjtë tanë. Të izoluar dhe me shpinë drejt rajonit, jemi të vegjël, por të bashkuar jemi në masë të arsyeshme mjaftueshëm të mëdhenj.

Ti falenderohemi zotit që nga njëra anë Europa s’mund të na tregojë ç’të bëjmë në këtë rajon, ne mundemi përmes veprimeve tona t’ua lehtësojmë jetën gjithë njerëzve që jetojmë këtu. Pse duhet të presim të bëhemi anëtarë të BE që të bëjmë tregti pa barriera”, ka thënë Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here