Një 53-vjeçar shqiptar humbi jetën në komunën San Dona, (Venecia) Itali.
Paraprakisht dyshohet se shkak i vdekjes të jetë bërë një aksident, ku Gëzim Muho rrëshqiti në një kanal teksa po kthehej në shtëpi.
53-vjeçari punonte si pjatalarës në një restorant të njohur me emrin Vecio Piave, në Caposille, në zonën e San Dona. Viktima u gjet nga një kalimtar i rastit pasditen e së hënës, teksa po lëvizte me mjet.
Mbetet ende e paqartë nëse vdekja ka ndodhur për shkak të një problemi shëndetësor apo nëse ka qenë e mëvonshme dhe e shkaktuar nga rrëshqitja.
Muho prej disa kohësh ndodhej në Itali dhe jetonte i vetëm jo shumë larg vendit ku ndodhi akisdenti. 53-vjeçari shqiptar përshkruhej si një person tepër sociale e pëlqehej shumë nga punëdhënësit dhe kolegët.