Shqiptari kalon 14 herë kufirin për të takuar të dashurën italiane, dënohet me 5 vite burg

0

Shqiptari bën sakrificën më sublime për të takuar të dashurën italiane.

Ai quhet Emiljano Fejzo, 38-vjeç. Ka shkelur 14 herë urdhërin e dëbimit nga Italia, vetëm për t’u bashkuar me të dashurën e tij, shtetase italiane.

Mediat vendase raportojnë se Fejzo është dënuar nga gjykata në Reggio me 5 vite burg, teksa ai shpjegoi se të gjitha i ka bërë për të qenë pranë gruas që ai dashuronte, e cila sipas tij ka nevojë për të.

Ai i kishte premtuar se do t’a zgjidhte problemin e dokumentacionit, për të qëndruar gjithmonë në Itali. Fejzo kishte arritur të merrte një leje qëndrimi dhe të vendosej në Sant’Ilario, në banesën e partneres së tij, megjithatë autoritetet e arrestuan në mbrëmje duke e dërguar në burg.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu