Një 33-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane, pasi u kap duke shitur drogë.
Sipas raportimeve të medieve të huaja, karabinierët e kapën në flagrancë të riun shqiptar me 2 qese kokainë, me nga 2 gramë secila.
Pas kontrollit në shtëpi autoritetet italiane gjetën edhe 11 gramë të tjera dhe një peshore. Fillimisht shqiptari është mbajtur në “arrest shtëpie”, ndërkohë do të vazhdojë gjyqi në Prokurorinë Publike pranë Gjykatës së Larinos.
Ndërsa, blerësi është proceduar në gjendje të lirë për mbajtje të lëndëve narkotike, për përdorim personal.