Shqiptari në Angli fiton 400 mijë paund nga veprimtaria e tij kriminale

0

Shqiptari Egli Tafa, kreu i një bande kanbisi në Angli është dënuar me 5 vite burg, pasi u deklarua fajtor për furnizimin e vendit me kanabis.

Kreu i grupit, Egli Tafa 24 vjeç kishte fituar 387, 000 paund nga rrjeti i tij por atij i thënë në gjykatë se duhej të kthejë mbrapsht 500, pasi hetimet financiare kanë zbuluar se ai ka vetëm 580,80 paund në dy llogari bankare, shumë që do t’i dorëzohet policisë britanike.

Kjo është ajo që prokuroria thotë se ti ke përfituar nga trafiku i drogës dhe mund të kthehen edhe më vonë nëse zbulojnë se ke më shumë para”, i tha Gjykatësi Robert Egbuna.

Ortakët e etij në prodhimin e kanabisit, ishin Stephen Perry dhe krahu i djathtë i Tafës, Mevlan Koçi. Tafa u dënua me pesë vjet burg pasi u deklarua fajtor për furnizimin e vendit me kanabis. Gjykatësi shtoi: “A e kuptoni këtë, zoti Tafa?” I pandehuri u përgjigj: “Po, i nderuar”.

Procesi i punës së tyre vijonte duke dhënë drogën tregtarve si Brett Simpson dhe Callum Clarke, teksa këta ia shisnin përdoruesve në East Midlands dhe West Midlands.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu