Shqiptari rreh gruan se nuk ndezi sinjalin në rrugë, më pas sulmon partneren dhe një efektiv policie

0

ITALI- Një 31-vjeçar shqiptar është arrestuar pasi ka thyer xhamin e një makine, ka dhunuar gruan e tij dhe ka kundërshtuar një efektiv policie. Mediat italiane shkruajnë se ngjarja ka ndodhur në Kajro Montenotte të Savonas.

Shqiptari, në gjendje të dehur ka thyer me shufër hekuri xhamin e makinës së një zonje që kishte tre fëmijë me vete sepse ajo nuk përdori sinjalin për t’u futur në një rrugicë.

Më pas, ai ka goditur partneren e tij, e cila ka tentuar ta ndalojë. Por, efektivët e kanë shoqëruar në komisariat. Atje, shqiptari është përballu dhe me një prej policëve. Shqiptari akuzohet për dëmtim, rrahje dhe rezistencë ndaj një zyrtari publik.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu