Shqiptari rrëshqet dhe përfundon në kanal në Itali, gjendet i vdekur nga kalimtarët

0

ITALI- Një 53-vjeçar shqiptar humbi jetën në komunën San Dona, (Venecia) Itali, në rrethana që mbeten ende për t’u sqaruar. Ai ishte duke u kthyer për në shtëpi në përfundim të turnit të punës. Viktima dyshohet të ketë rrëshqitur dhe përfunduar në një kanal, me fytyrën përmbys në vijën e ujit që nuk i kalonte 20 centimetra.

Bëhet fjalë për 53-vjeçarin Gëzim Muho, i cili punonte si pjatalarës në një restorant të njohur me emrin Vecio Piave, në Caposille, në zonën e San Dona. Viktima u gjet nga një kalimtar i rastit pasditen e së hënës, teksa po lëvizte me mjet.

Pavarësisht njoftimit të ndihmës së shpejtë, Muho u deklarua i vdekur.

Burimi: Ilgazzetino.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu