Shqiptari rrezikon 6 vite burg/ Goditi me thikë bashkatdhetarin në Bruksel, sherri nisi se autori refuzoi të pinte birra

0

Ngjarja ndodhi më 21 shkurt, kur 32-vjeçari u përfshi në një debat të fortë në kafene në Auguste Ortsstraat, por asnjë prej tyre s’është identifikuar me emër.

Një 32-vjeçar shqiptar rrezikon 6 vite burg për tentativë për vrasje. Kjo pasi i ka dhënë 3 goditje me thikë një bashkatdhetari para një kafeneje në qendër të Brukselit. Ngjarja ndodhi më 21 shkurt, kur 32-vjeçari u përfshi në një debat të fortë në kafene në Auguste Ortsstraat, por asnjë prej tyre s’është identifikuar me emër.

Agresori kishte refuzuar të pinte një gotë me dy bashkatdhetarë dhe kjo kishte shkaktuar tensione. Ai u largua nga kafeneja për gjysmë ore para se të kthehej dhe të ulej pranë dy rivalëve të tij. Diskutimi rifilloi dhe të tre dolën jashtë.

Aty i pandehuri ka kapur një thikë dhe ka goditur tre herë njërin nga dy herë, personin e dytë.

I godituri ka pësuar një dëmtim në mushkëri.

“Ai më ka kërcënuar fillimisht me thikë,”- është mbrojtur para policisë, autori i ngjarjes.

Sipas prokurorisë, pas debatit të parë, autori është rikthyer me paramendim në kafene për të zgjidhur debatin. Por sipas mbrojtjes, bëhej fjalë për një sherr në gjaknxhetësi e sipër. Ndërkaq vendimi pritet të jepet më datë 29 korrik.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu