Shqiptari thyen traun e doganës në Qafë-Botë, kapet pas 30 km ndjekje

0

SARANDË– Një shqiptar është vënë në pranga pas 30 kilometrash ndjekjeje nga policia. Pasditen e sotme, shqiptari po udhëtonte drejt Greqisë me makinë dhe në doganën e Qafë Botës iu kërkua të ndalonte për kontroll.

Por, për arsye që nuk dihen, ai nuk ndaloi, rriti shpejtësinë e makinës, theu traun e doganës dhe kaloi në territorin e vendit fqinj. Autoritetet u vunë në ndjekje dhe e prangosën shqiptarin pas 30 kilometra ndjekjeje.

Ende nuk bëhet me dije identiteti i shqiptarit në fjalë. Ai është dërguar në komisariat ku dhe po merret në pyetje. Ndaj tij pritet të merren masa, por fillimisht do të kontrollohet edhe makina me të cilën udhëtonte drejt Greqisë.



PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu