Shtatë javë pas tragjedisë së Astroworld, Kylie Jenner rikthehet në Instagram

0

Kylie Jenner u kthye në mediat sociale pas një pauze shtatë-javore pas Festivalit vdekjeprurës Astroworld, të Travis Scott në nëntor.

24-vjeçarja postoi në Instagram në prag të Krishtlindjeve duke promovuar ‘cover’-in e nënës së saj, Kris Jenner “Jingle Bells” që ajo publikoi me Kourtney Kardashian dhe të fejuarin e saj, Travis Barker.

“Gëzuar natën e Krishtlindjeve”, ka shkruar në postim të premten CEO i Kylie Cosmetics, shkruan Page Six.

Shumë nga 293 milionë ndjekësit e Jenner-it në Instagram i uruan dhe e mirëpritë rikthimin e saj në platformë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu