Shtatë të arrestuar për vepra të ndryshme penale, një prej tyre i shpallur në kërkim

0

Policia në Tiranë ka arrestuar shtatë persona për vepra të ndryshme penale, mes tyre edhe një person të shpallur në kërkim.

Njoftohet se, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim kombëtar, kapën dhe ekzekutuan urdhrin e Prokurorit për 44-vjeçarin e shpallur në kërkim, Çim Proshka.

Ky i fundit, banues në Kavajë, është dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë Kavajë, me 1 vit e 4 muaj burg.

Po ashtu, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1, arrestuan D.S., 59 vjeç, sepse ka kundërshtuar punonjësit e Policisë Bashkiake. 59-vjeçari njoftohet se nuk ishte dakord për vendosjen e një mase administrative. Gjithashtu, në tentativë për t’u larguar me mjetin e tij, ai ka dëmtuar lehtë në këmbë punonjësin e Policisë Bashkiake, i cili pas u mjekua doli nga spitali.

Në pranga është vënë edhe G.B., 22 vjeç, pasi ka përndjekur dhe ushtruar dhunë psikologjike ndaj të dashurës së tij.

Kurse, specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të qytetarëve :

A.G., 37 vjeç, A.B., 42 vjeç, dhe E.K., 43 vjeç, pasi janë kapur në flagrancë duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur;

A.K., 58 vjeç, pasi në rrugën “5 Maji”, u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu