Bie zjarr në spitalin e Covid-it: Humbin jetën 10 pacientë, 7 të tjerë në gjendje kritike

0

Dhjetë pacientë me koronavirus humbën jetën ndërsa shumë të tjerë janë në gjendje kritike pasi një spital Covid në Rumani u përfshi nga flakët. Raportohet se zjarri ka rënë në njësinë e kujdesit intensiv të shtunën.

Flakët nisën pasdite në Piatra Neamt dhe një orë më vonë u vunë nën kontroll nga ekipet e emergjencës.

“Dhjetë persona kanë humbur jetën dhe shtatë të tjerë ndodhen në gjendje kritike” përfshirë edhe një mjek, njoftoi zëdhënësja e spitalit, Irina Popa.

Tetë nga viktimat e humbën jetën nga flakët ndërsa dy të tjerë u shpallën të vdekur pasi u evakuuan. Mjeku në detyrë, që u përpoq të ndihmonte viktimat, pësoi djegie të shkallës së dytë dhe të tretë në 80 përqind të trupit të tij, tha shërbimi i shpëtimit.

Shkaku i zjarrit mbetet i paqartë ndërsa prokurori i përgjithshëm hapi një hetim mbi ngjarjen e rëndë. Ministria e shëndetësisë sugjeroi që zjarri mund të ishte shkaktuar nga një qark i shkurtër elektrik.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu