“Shtëpia e barit” në Shijak, vihen nën hetim dhe dy punonjës të OSHEE-së (EMRAT)

0

TIRANË- Dy persona janë vënë në hetim pas zbulimit të shtëpisë së barit dhe arsenalit të armëve në Shijak. Bëhet fjalë për dy punonjës të OSHEE-së dhe disa persona të tjerë, që dyshohet të jenë pjesë e një grupi të strukturuar kriminal. Bëhet fjalë për elektriçistin Hamdi H. 55 vjeç dhe faturisti i zonës së Xhafzotajt, Roland V. 32 vjeç.

Punonjësit akuzohen për shpërdorim detyre pasi gjatë kontrollit në zonë është konstatuar dhe një lidhje e paligjshme e energjisë në godinën 4-katëshe të vëllezërve Krasniqi.

Policia po mban nën vëzhgim edhe disa persona të tjerë, me të cilët kishte lidhje dhe komunikim me Fredi Krasniqi, 46-vjeçari që u arrestua ditën e djeshme në flagrancë në shtëpinë e tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu