Edi Rama: Ata shefa komisariatesh, në zonat e të cilëve është më lehtë të kapësh një katunar si puna ime, mua s’më kanë kapur sepse e kam ndërtuar pa leje, por edhe për një avlli që nuk është ngritur për qëllime përfitimi. Ndërsa atje ku ngrihen kullat nuk shohin gjë, sepse ka shumë persona të implikuar dhe me bekimin e shefave të komisariateve është bërë gjithçka. Por, do ta shtrëngojmë akoma më shumë ligjin, do vëmë kontrolle të detyra çdo 45 ditë në mënyrë që katet të mos hidhen dhe pastaj kur shikohet është vonë. Ky do të jetë mësim i mirë për të gjithë ata që do të dalin të implikuar në këtë histori. Por më e rëndësishmja nga të gjitha është që ky është një operacion që do shtrihet në të gjithë Shqipërinë. Tirana ka problematikën më të vogël, ka zona të tjera që kanë problematikë më të madhe në raport me sipërfaqen që kanë. Kjo që keni parë është vetëm fillimi. Operacioni do shtrihet edhe në bregdet.
Ballina AKTUALITET Shtesat pa leje/ Rama: ‘Konfiskimi’ është vetëm fillimi, ligji do ashpërsohet, operacion...