“Shteti po bëhet”/ Konferenca ‘llogaridhënëse’ e Kryeministrit! SPAK-Krenaria e Ramës, shpresa e Drejtësisë

0

Kryeministri i vendit tonë, për 10 vite tashmë, u ka “dhënë llogari”, gazetarëve, në një konferencë e cila zgjati gati dy orë.

Pasi në çdo konferencë për çështje të ndryshme, gazetarët e pyesnin rreth temave të nxehta të aktualitetit, Kryeministri Edi Rama, vendosi të mbajë premtimin  e dhënë në konferencën për naftën në Shpirag, se do t’u përgjigjej të gjitha pyetjeve, rreth temave që furnizojnë titujt mediatik, por sigurisht që mbartin problematikat më shqetësuese për qytetarët shqiptarë.

Që nga PPP-të, “Sterilizimi”, Kadastra, “Beleri” dhe marrëdhëniet me Greqinë, marrëdhëniet me Albin Kurtin, Turizmi, Zgjedhjet e Parakohshme, Ndryshimet në Qeveri, Digjitalizimi, Ujësjellësi që do të çojë ujë në Puglia, Inceneratorët dhe patjetër SPAK, kanë qenë temat që ndryshe nga herët e tjera, Kryeministri Rama u ka kthyer një përgjigje në një konferencë të posaçme.

Pyetjet këmbëngulëse rreth arrestimeve të bëra nga SPAK, Rama u është përgjigjur me krenari, duke thënë se më në fund në vendin tonë drejtësia është duke vepruar.

“Shteti po bëhet, me hapa të ngadaltë, por po bëhet”, është shprehur Kryeministri duke e theksuar disa herë gjatë konferencës, mbështetjen e tij ndaj SPAK, për të kryer funksionin primar dhe heroik, të vënies në vend të së drejtës.

Herë i sertë e herë me gazetarët e herë të tjera shpërfillës ndaj pyetjeve të tyre, në këtë konferencë Rama i tha të gjitha. Ishte një përgjigje, një paralajmërim, një konferencë shpresëdhënëse, duke qenë se theksi i retorikës, qëllonte në një institucion kryesor, që është SPAK.

SPAK

Emra nga politika, emra nga grupe kriminale, emra nga politikanë të lidhur me këto grupe kriminale, sirtarët e SPAK rrëqethin qoftë disa individë në Tiranë, qoftë të tjerë të vendosur nëpër Bashki apo shtëpime pamje nga detet Adriatik dhe Jon që këtë vit patën mjaft situata.

Drejtësia e Re, një shpresë se më në fund në Shqipërinë tonë të dashur, papastërtia e korrupsionit dhe krimit të organizuar, do të hiqej jo nga ndonjë një fshesë, por një Prokurori e Posaçme, e cila e organizuar në hallka të mirë-menduara do të bashkëpunonte me Policinë dhe Qytetarët, për ta shpëtuar më në fund shtëpinë tonë shtetërore.

A janë qytetarët shqiptarë të zhgënjyer nga Drejtësia e Re?

Një gjë është e sigurt, një frymë pesimiste qarkullon në ajër. Është aq e fortë, sa nëse të qëllon të nisësh një bisedë me dikë në punë, rrugë, autobus, supermarket, institucione shtetërore e me këtë ritëm deri në shtëpi, biseda do të ishte rreth problematikave në po këto ambiente.

Qytetarët shqiptarë ishin të zhgënjyer nga Drejtësia e Vjetër gjë që solli Reformën në Drejtësi.

Por a ka pasur ndryshime, “përmbysje të së keqes” dhe vendosje të një Rendi të Ri, me pjesëza që duke ndërvepruar me njëra-tjetrën të dalin në një “luftë” me ata antagonistë që gjenden me një kurorë në krye dhe firmosin letra që mbartin “fatin” e qytetarëve shqiptarë?

SPAK ka qenë një nga fjalët më të nxehta për titujt mediatik të muajve të fundit, duke mos u kursyer shumë, po të marrim në  vëmendje kërkesën për arrestimin e ish zëvendës-kryeministrit Arben Ahmetaj.

Janë ata sirtarë, që mbajnë ato dosje me emra dhe ngjarje, të denoncuara dhe që vazhdojnë të denoncohen nga qytetarë dhe zyrtarë, duke sjellë kështu dhe një besim se në Shqipëri kohët e fundit, po bëhet përpjekje për të bërë Drejtësi.

“Shteti po bëhet”, u shpreh Kryeministri dhe duke qenë se koha po kalon, na mbetet vetëm të presim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu