Shteti që përdor më së shumti rrjetin social Instagram është…

0

Rrjeti social Instagram ka shënuar rritje të konsiderueshme në Turqi. Pas Indisë, Turqia u bë vendi i dytë më aktiv me 153.6 milionë llogari aktive. Instagram është bërë një nga platformat e mediave sociale më të përdorura në botë. Sipas një raporti të publikuar nga një portal i specializuar për vlerësimin e faqeve të internetit, Turqia ka qenë ndër vendet me shkallën më të lartë të përdorimit të Instagramit që nga fundi i shtatorit.

India kryeson listën me 263.3 milionë llogari, e ndjekur nga Turqia me 153.6 milionë llogari dhe Brazili me 119.6 milionë llogari aktive. Instagram ka më shumë se 12.8 miliardë përdorues aktivë mujorë, me 500 milionë njerëz që aksesojnë aplikacionin çdo ditë.

Gratë përbëjnë 47,2% të përdoruesve, meshkujt 52,8%, ndërsa 70% e përdoruesve janë nën 35-vjeç. Grupmosha 25-34 vjeç shpenzon më shumë kohë në platformë, mesatarisht 32 minuta në ditë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu