Shtirej si trashëgimtare e ‘Rothschild’? Anna nga Ukraina futet brenda rezidencës së Trump

0

SHBA- Inna Yashchshyn, e njohur ndryshe si Anna de Rothschild, me një Rolex dhe duke drejtuar një Mercedes SUV 170,000 dollarësh, arriti duke pretenduar se ishte trashëgimtare e dinastisë bankare Rothschild, të hynte në Mar-a-Lago dhe të depërtonte në rrethin e brendshëm të Donald Trump.

Ajo tani është vënë nën hetim nga FBI, e cila po analizon aktivitetet e saj të kaluara financiare dhe ngjarjet që e çuan atë të hynte në shtëpinë e ish-presidentit.

33-vjeçarja është një emigrante ukrainase që flet rrjedhshëm rusisht. Anna është edhe vajza e një shofer kamioni nga Ohio, shkruajnë mediat.

Vitin e kaluar, sipas Pittsburgh Post-Gazette, ajo hyri në Mar-a-Lago në disa raste me dokumente false dhe arriti, falë mbiemrit të rëndësishëm të përdorur, të bëhej e njohur nga shumë anëtarë të klubit ekskluziv Trump.

“Ajo foli për vreshtat dhe pronat e familjes, për mënyrën se si u rrit në Mynih,” thotë ish-bankieri John LeFevre me Daily Neës duke iu referuar takimit të tij të parë me gruan në maj 2021.

Yashchshyn tani është në vështrimin e FBI-së, së cilës i ka dorëzuar pasaportat dhe dokumentet false. Hetimi merr një rëndësi të veçantë në dritën e kërkimit të agjentëve federalë në Mar-a-Lago, ku Trump mbante dokumente tepër sekrete.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu