Shtireshin si grekë për të punuar në Gjermani, policia dëbon tre shqiptarët

0

Identiteti i vërtetë i “grekëve”, siç ishin prezantuar ata, u zbardh shpejt: Ata ishin shtetas shqiptarë dhe po qëndronin ilegalisht në Gjermani

Tre shqiptarë të cilët policia i ka nxjerrë nga trafiku në autostradën A93 duhet të përgjigjen për disa shkelje të Ligjit të Vendbanimit, atij të Sigurimeve Shoqërore, falsifikimit të dokumenteve dhe çertifikimit të rremë, shkruan frankenpost.de.

Siç njofton policia, tre personat në fjalë dhe katër të tjerë  po udhëtonin me një minibus në drejtim të Dreieck Holledau, transmeton albinfo.ch.

Automjeti kishte targa të Cuxhaven-it. Patrulla e Policisë Federale e ka drejtuar minibusin nga autostrada, te vendi për inspektim.

Shtatë personat që ndodheshin në minibus ishin të punësuar si punëtorë skelesh për një kompani gjermane veriore dhe po bënin rrugën  Chemnitz – Mynih.

Tre prej tyre u identifikuan me letërnjoftime greke. Sipas inspektorëve, këto ishin falsifikime.

Pastaj ata u kanë kontrolluar  atyre shenjat e gishtërinjve me kompjuterin e policisë.

Identiteti i vërtetë i “grekëve”, siç ishin prezantuar ata, u zbardh shpejt: Ata ishin shtetas shqiptarë, transmeton albinfo.ch.

Si të tillë atyre do tu duhej një leje shtesë pune në Gjermani, pasi Shqipëria nuk i përket BE-së.

Zyrtarët e policisë rrugore kanë inicuar disa akuza kundër tyre. Pastaj tre shqiptarëve u është kërkuar të largohen nga Republika Federale e Gjermanisë sa më shpejt të ishte e mundur. Për ta bërë këtë, atyre u janë dhënë certifikata të kalimit kufitar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu