Këtë verë janë shtuar gjarpërinjtë dhe rrjedhimisht edhe pickimet prej tyre.
Çdo javë në urgjencën e QSUT ka minimalisht tre raste që paraqiten nga pickimi i gjarprit, pacientë këta që vijnë kryesisht nga zona rurale. Ndërkohë që këtë javë ka pasur një rast pickimi nga merimanga e zezë.
Një 19-vjecar nga Cërriku ka mbërritur në urgjencë me komplikacione të rënda kardiake për shkak të helmimit nga pickimi i merimangës. Drejtorja e operatorit të kujdesit shëndetësor, Jeta Deda shpjegon se janë marrë masat për pajisjen e qendrave verore me medikamentet e duhura për trajtimin e pacientëve në zonat pranë tyre.
Temperaturat e larta kanë shtuar qarkullimin e gjarpërinjve të cilët dalin të kërkojnë ujë.
Për shkak të thatësirës përqendrimi i helmit si tek gjarpërinjtë dhe merimanga është edhe më i larte e po kështu edhe më i rrezikshëm për njerëzit.
Por nëse për mushkonjat behet procesi i dezinsektimit, për gjarpërinjtë nuk lejohet të përdoren kimkate, për të mos dëmtuar faunën dhe ekosistemin.