Dy persona të dënuar me burg janë ekstraduar, njoftojnë autoritetet shqiptare.
Një italian është ekstraduar drejt Italisë pasi Gjykata e Savonas e ka dënuar atë me 6 vjet e 8 muaj burgim për shtrëngim për dhënie pasurie në vitin 2014.
Ndërsa një 26 vjeçar nga Bulqiza është ekstraduar nga Vjena. Në vitin 2022, gjykata e Elbasanit e ka dënuar atë me 3 vjet e 4 muaj burgim, për dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve.
26-vjeçari iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, me qëllim vuajtjen e pjesës së mbetur të dënimit me burgim, rreth 2 vjet.