Shtyhet seanca për ish-anëtarin e KPA-së Luan Daci, i cili fshehu shkarkimin për paaftësi dhe shkelje ligji

0

Seanca ndaj Luan Dacit shtyhet , shkak saj  është bërë mosformimi i trupës gjykuese, për shkak se gjyqtarja Anita Mici, dha dorëheqjen pas kërkesës së prokurorisë për përjashtimin e saj nga ky proces, pasi nuk kishte kaluar vetingun.

Kujtojmë se ish-anëtari i KPA-së, Luan Daci, u dënua me 6 muaj burg, vendim i cili u konvertua në 1 vit shërbim prove, pasi u konstatua se kishte falsifikuar dokumentet, duke fshehur një shkarkim të tij.

Në sajë të hetimeve rezultoi se gjyqtari i KPA nuk ka deklaruar një masë administrative të marrë në vitin 1997. Në atë kohë Këshlli i lartë i Drejtësisë kishte shkarkuar Dacin nga detyra e gjyqtarit, për paaftësi dhe shkelje të ligjit.

Është pikërisht kjo shkelje që përbën shkak që Daci mos përmbushë kritert për të mbajtur statusin e prokurorit ose gjyqtarit dhe për këtë nuk mund të jetë më pjesë e Kolegjit të Posaçme të Apelimit.

Vendim të cilin Daci e ka ankimuar në Apel, por seancat e shqyrtimit të çështjes së tij kanë pasur një shtyreje të vazhdueshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu