Vetëm disa ditë pasi humbi babanë, Çiljeta feston ditëlindjen/ Ja çfarë dhurate i bën partneri

0

Çiljeta Xhilaga këngëtarja shqiptare feston ditën e sotme ditëlindjen e saj dhe mbush 36 vjeç. Për këngëtaren është një moment i trishtë pasi vetëm pak ditë më parë ajo humbi babain e saj nga Covid-19. Lajmin e trishtë e dha vetë këngëtarja në rrjetet sociale duke i bërë një dedikim të ndjerë.

O zemra ime ti, qe dhe nje liber te shkruaj per ty nuk mbarojne fjalet cfare njeriu ke qene ti dhe cfare babai shembullor… Kurre s’me ka munguar asgje qe femije, vetem fale teje. Me dhe cdo gje ne jete, e mbaj mend si tani kur me coje ne kurs anglishteje e italishteje qe femije, kur me coje ne kursin e notit e ne cdo vend tjeter ku kisha une deshire. 

Me mbeshtete ne cdo gje hap timin ne jete, te drejte apo te gabuar, per mua ke qene babai ideal dhe jam krenare qe kam mbartur nga ty virtytet me te mira: dashamiresine dhe zemren e bardhe. Te pakten endrren time me te madhe e realizova, te bera gjysh o zemra ime ti, qe vetem kur te permendja Fernandon reagoje.

Inshallah ALLAHU ta ka ruajtur nje vend te mire ne Xhenet afer Profetit tone MUHAMED Te dua pergjithmone babush!! E falenderoj pa fund te gjithe e ekipin e mjekeve infermjereve te spitalit “Shefqet ndroqi” bashke me Prof.Perlatin per te gjithe perkushtimin qe treguan deri ne frymen e fundit sdo ta harroj kurr humanizmin tuaj”, shkroi Çiljeta në rrjete sociale.

Partneri i saj Alban Hoxha është munduar ta gëzojë sadopak pas momentit të saj të vështirë duke i bërë një dhuratë unike. Ai i ka blerë asaj një yll dhe i ka vënë një yll, këtë e ka bërë të ditur vetë këngëtarja në rrjetet sociale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu